Mimoza Ahmeti është padyshim një nga personazhet më të dashur, dhe kjo po vërtetohet çdo ditë e më shumë përmes surprizave të njëpasnjëshme që po merr nga ajri.
Pas dronave me mesazhe mbështetëse nga artistet si Tayna dhe Dafina Zeqiri, sot radhën e kishin dy njerëzit më të rëndësishëm të jetës së saj.
Një tjetër dron ka fluturuar mbi shtëpi, por këtë herë dedikimi ishte akoma më personal dhe prekës.
Ishin pikërisht dy vajzat e saj, Sidorela dhe Lira, ato që u kujdesën t’i dërgonin një mesazh plot dashuri e forcë nënës së tyre.
Në dron shkruante qartë:
“Mami, të duam çmendurisht”.
Moza u emocionua pafund sapo lexoi dedikimin dhe, mes lotëve të gëzimit, u dëgjua të thoshte: “Oo, ma qat zemrën!”.
Pasi mori veten nga emocionet, ajo i përshëndeti vajzat e saj me fjalët më të ëmbla:
“Prani çmendurinë time, o yjet e mia”.
Kjo surprizë i ka dhënë Mimozës gjithë forcën e nevojshme për të vazhduar rrugëtimin e saj brenda shtëpisë. /Prive By Liberta Spahiu
@fermavip.vizionplus “Mami të duam çmendurisht”/ Një dron surprizë vjen për Mozën nga vajzat e saj


