Ish-bashkëshorti i yllit botëror Katy Perry, aktori dhe komediani Russell Brand, ka bërë sërish bujë me deklaratat e tij të fundit.
Gjatë pjesëmarrjes në festivalin e organizatës “Turning Point USA” të Charlie Kirk, Brand nuk ka kursyer komentet për jetën private të ish-gruas së tij, duke shkaktuar të qeshura dhe reagime të shumta në rrjet.
Ajo që e bëri këtë situatë edhe më të veçantë ishte prania e prindërve të këngëtares në sallë. Brand, i cili vitet e fundit ka folur hapur për besimin e tij, u ndal te Mary Perry, nëna e Katy-t, duke i dërguar një mesazh publik:
“Prindërit e ish-gruas sime janë prezentë këtu. Ata janë të krishterë dhe unë i dua akoma. Mary Perry, Zoti të bekoftë! Faleminderit që ma solle mesazhin mua,” u shpreh ai fillimisht.
Megjithatë, momenti që po bën xhiron e rrjetit, ishte komenti i tij për romancën e re të përfolur të Katy Perry-t me kryeministrin kanadez, Justin Trudeau. Brand, me stilin e tij karakteristik, u shpreh se mund ta pranonte aktorin Orlando Bloom, por jo partnerin e ri.
“Më duhet ta them: Shiko, Katy Perry, unë kam qenë i martuar me të, e dua akoma dhe jam i lumtur që nëna e saj është në sallë për të më dëgjuar, por shiko… Isha në rregull me Orlando Bloom, por Justin Trudeau? Hajde, burrë!” – deklaroi Brand mes të qeshurave të audiencës.
Ky reagim vjen pas lajmeve që po qarkullojnë kudo për lidhjen e papritur mes këngëtares dhe politikanit kanadez, një zhvillim që duket se ka surprizuar jo vetëm fansat, por edhe njerëzit e saj të kaluar.
Megjithatë, përtej këtyre komenteve, Katy Perry duket se është në kulmin e lumturisë së saj, duke e shijuar hapur këtë romancë të re që i ka rikthyer buzëqeshjen.
Mbetet për t’u parë nëse do të ketë një reagim nga ana e Katy-t, por një gjë është e sigurt: Russell Brand sapo i shtoi “benzinë zjarrit” të thashethemeve më të nxehta të momentit në Hollywood. /Prive By Liberta Spahiu
@russellbrandGod bless them…


