Ish-gjysmëfinalistja e Big Brother VIP Albania 5, Brikena, duket se po e shijon në maksimum kohën pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri. Përmes një postimi të fundit në rrjetet sociale, ajo ka ndarë me ndjekësit e saj se si ka nisur dita për të, duke sjellë një atmosferë freskie dhe relaksi.
Në fotot e publikuara, Brikena shfaqet e rrethuar nga një ambient komod, duke sugjeruar një zgjim të qetë dhe pa nxitim.
Një mëngjes i tillë tregon kujdesin për veten dhe dëshirën për të shijuar momentet e vogla.
Kujtojmë që Brikena ishte një nga konkurrentet më të forta dhe më të pëlqyera të këtij edicioni të Big Brother VIP, duke arritur deri në gjysmëfinale. Pas këtij rrugëtimi intensiv, duket se ajo po gjen kohë për t’u relaksuar dhe për t’u përkëdhelur me gjërat e bukura të jetës, siç është edhe ky mëngjes i veçantë.
/Prive By Liberta Spahiu



