Tuna dhe Cozman, po vërtetojnë se kimia e tyre artistike është më e fortë se çdo ndarje personale.
Pas bujës së madhe që bënë në vitin 2023, kur u ngjitën në skenë së bashku për herë të parë pas shumë vitesh distancë, ata kanë vendosur që edhe këtë verë t’i dhurojnë publikut performanca të përbashkëta.
Ky rrugëtim i përbashkët nisi të merrte jetë në vitin 2023, kur ata u ngjitën në skenë së bashku për herë të parë pas shumë vitesh ndarjeje. Ai moment që bëri bujë të madhe në media, dëshmoi se kimia artistike mes tyre mbetet po aq e fortë sa dikur. Edhe gjatë vitit 2024, dyshja u pa shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit, duke paralajmëruar se bashkëpunimi i tyre po kthehet në një traditë të re verore.
Ky rikthim i radhës tregon se Cozman dhe Tuna kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të sjellë spektakël, duke lënë pas të shkuarën dhe duke u fokusuar te muzika.
/Prive By Liberrta Spahiu



