Kendall Jenner dhe Jacob Elordi janë kapur mat sërish bashkë, duke konfirmuar se gjërat mes tyre po bëhen gjithnjë e më serioze.
Romanca e tyre e nxehtë tashmë është zhvendosur në SHBA, ku dyshja është parë duke shijuar një darkë mjaft të këndshme në shoqërinë e miqve të tyre, krejt pranë shtëpisë luksoze të Jenner në Montecito.
TMZ ka siguruar fotot ekskluzive të çiftit teksa hynin në një lokal të thjeshtë e privat të zonës, në atë që sipas dëshmitarëve dukej si një “double date” (takim dysh) i vërtetë.
Burimet pranë dyshes bëjnë me dije se Kendall nuk i ka kursyer aspak gjestet e dashurisë në publik; ajo është parë jashtëzakonisht e afërt me Jacob, duke i hedhur krahun rreth qafës, duke e përkëdhelur dhe duke luajtur me flokët e tij gjatë gjithë kohës.
Nga ana tjetër, aktori i njohur nuk i ka fshehur ndjenjat, duke qeshur e duke shijuar çdo moment në disponim të shkëlqyer, ndërsa në fund të mbrëmjes janë larguar së bashku me të njëjtën makinë, ku në timon ishte vetë Jacob.
Kjo është hera e dytë që ata shihen publikisht së bashku pas atyre fotove të bujshme që pushtuan rrjetin në plazhet e Havait ku ndanin një shishe së bashku, dhe gjithashtu pas atij “double date” mjaft të komentuar që patën më herët me motrën e Kendall, Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet.
Kjo dalje e fundit vërteton më së miri se kjo nuk ishte thjesht një romancë e shkurtër apo një flirt kalimtar pushimesh, por një lidhje që po ecën me hapa të sigurt! /Prive By Liberta Spahiu




