Dua Lipa dhe aktori i Hollywood-it, Callum Turner, thuhet se janë gati për të kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë. Sipas raportimeve të fundit nga mediat e huaja si The Daily Mail, dyshja pritet të martohet javën e ardhshme në Itali, pas një romance një fejese thuajse njëvjeçare.
Dasma është planifikuar të jetë një festë luksoze treditore, e cila do të mbledhë miq dhe personazhe të shumtë të njohur të botës së shoubizit. Edhe pse fillimisht çifti kishte dëshiruar një ceremoni më private dhe të vogël, organizimi është zgjeruar duke u shtrirë në disa lokacione të ndryshme, ku të ftuarit VIP do të nisin të mbërrijnë që nga dita e enjte, e deri përgjatë vikendit.
Mes emrave të përfolur që do të jenë pjesë e festës është edhe legjenda e muzikës, Sir Elton John, i cili bashkëpunoi me Duan në vitin 2021 për hitin “Cold Heart”. Përveç tij, në Itali pritet të zbarkojnë edhe artistë të tjerë si Charli XCX dhe Tove Lo. Megjithatë, detajet e sakta të ceremonisë po mbahen rreptësisht të fshehta për arsye sigurie.
Kjo martesë vjen pothuajse dy vite pasi çifti nisi thashethemet e para për një lidhje në janar të vitit 2024. Callum Turner i kishte propozuar këngëtares gjatë periudhës së Krishtlindjeve me një unazë të personalizuar, fejesë të cilën Dua Lipa e konfirmoi më vonë në një intervistë për British Vogue, ku u shpreh se vendimi për të rritur vlerat e jetës pranë tij ishte një ndjenjë shumë e veçantë.
Planet për martesën ishin shtyrë për pak kohë për shkak të agjendave të ngjeshura të të dy artistëve, pasi Dua dëshironte të përfundonte turneun e saj muzikor, ndërsa Callum xhirimet e tij. Përveç martesës, fituesja e çmimeve Grammy ka pranuar hapur edhe dëshirën e saj për të krijuar familje dhe për të pasur fëmijë në të ardhmen, duke e parë si një sfidë të bukur balancimin e karrierës me amësinë. /Prive By Liberta Spahiu
View this post on Instagram


