Moderatorja Kiara Tito po përballet me një nga sfidat më të zakonshme, por edhe më të vështira për çdo prind.
Vajza e saj dhe e Luizit, Luna Mari, sapo ka hedhur një hap të rëndësishëm duke filluar çerdhen, një moment ky që sjell gëzim, por edhe shumë shqetësime për shëndetin e të voglës.
Përmes një postimi të ëmbël në rrjetet sociale, Kiara ka ndarë një foto të vajzës së saj në ambientet e çerdhes. Megjithatë, përtej buzëqeshjes së Lunës, moderatorja ka shprehur hapur një “hall” që po e mundon në këtë fillim të ri.
Në imazhin nga postimi i saj në Instastory, Kiara u është drejtuar ndjekëseve të saj mami për të marrë disa këshilla dhe eksperienca prej tyre.
“Kemi filluar çerdhen dhe jam kurioze të di nga mamatë e tjera: sa kohë ju deshi femijëve të përshtateshin me virozat e para? Kur filluan të sëmureshin më rrallë?”, ka shkruar ajo, duke treguar se periudha e pashmangshme e virozave të para në çerdhe ka nisur ta shqetësojë.

Ndryshe Kiara ndan herë pas here momente të veçanta me vajzën e saj, Luna Mari. /Prive By Liberta Spahiu


