Sëmundja përhapet, Rinesancë në një betejë të re me shëndetin dhe kërkohet sërish ndihma jonë.
Vitin e kaluar, kur artistja Rinesa Qeriqi ndau lajmin e diagnozës së saj, iniciativa për mbledhjen e fondeve u përmbyll me sukses për fare pak orë. Gjatë këtij viti ajo ka kaluar tre cikle trajtimi me rrezatim, të cilat kanë lënë pasoja të ndjeshme.
Siç tregohet në apel, përveç vështirësive në lëvizje, shikimi i saj është prekur aq shumë sa edhe aktivitetet më të zakonshme, si ndjekja e një programi televiziv, janë bërë herë pas here të padurueshme nga marramendja dhe ndjeshmëria e lartë ndaj dritës.
Fatkeqësisht, përditësimet e fundit tregojnë se rrugëtimi i saj drejt shërimit kërkon një fazë të re.
Rezonanca ka zbuluar se tumori është rritur në madhësi dhe Rinesa duhet të nisë menjëherë trajtimin me kimioterapi. Për ta ndihmuar që të fokusohet vetëm tek shërimi dhe jo tek stresi i shpenzimeve të mëdha që po rriten dita-ditës në Ontario, familja ka riaktivizuar fushatën në GoFundMe me një synim prej 100 mijë dollarësh.
Këto fonde do të shkojnë direkt për të mbuluar medikamentet, trajtimet shtesë për forcimin e imunitetit, ushqimet e pastra pa konservues dhe kostot e përditshme të jetesës.
Për të kontribuar, mund ta gjeni fushatën duke kërkuar emrin e saj në GoFundMe, ose përmes linkut më poshtë!
Çdo donacion apo shpërndarje e linkut vlen për ta afruar atë drejt përfundimit të suksesshëm të kësaj beteje. /Prive By Liberta Spahiu


