Familja e boksierit të njohur shqiptar, Robin Krasniqi, ka pasur një arsye të madhe për të festuar mbrëmjen e kaluar. Vëllai i tij, Qëndrimi, ka kurorëzuar dashurinë e tij me martesë me Aurorën në një dasmë madhështore që ka mbledhur rrethin e ngushtë familjar, miq e personazhe të njohur.
Çifti, të cilët janë prindër të një vajze disa muajshe të pagëzuar me emrin Amaya, shkëlqyen në natën e tyre më të rëndësishme, duke ndarë emocione të mëdha me të gjithë të pranishmit.
View this post on Instagram
Festa ka qenë e shoqëruar me një super atmosferë, ku familjarë, miq e të ftuar të shumtë nuk i kanë kursyer urimet dhe kanë shijuar çdo moment pranë çiftit të ri.
Moment i veçantë i mbrëmjes ishte hyrja surprizë e dyshes së njohur, Adri dhe Iliriana. Sapo këngëtarët hynë në sallë, atmosfera mori një tjetër ritëm. Me të nisur hiti i tyre “Oj shoqni”, të gjithë të pranishmit u ngritën menjëherë në këmbë.
Kjo performancë e ndezi skenën dhe bëri që si çifti, ashtu edhe të gjithë dasmorët, të kërcenin pa ndalur.
Urime të përzemërta Qëndrim e Aurora! /Prive By Liberta Spahiu
View this post on Instagram


