Reperja e njohur shqiptare, Tayna, ka qenë e ftuar së fundmi në “Top Albania Radio”, ku ka ndarë me dëgjuesit detaje mjaft interesante rreth projektit të saj më të fundit madhor.
Ajo u ndal gjatë tek albumi i saj i ri me titull “Genesis”, i cili u lansua pak javë më parë dhe ka marrë vëmendje të madhe nga publiku.
Gjatë intervistës, Tayna tregoi se si lindi ideja për këtë emër të veçantë të albumit, duke shpjeguar zanafillën dhe konceptin që qëndron pas tij. Përveç kësaj, artistja nuk ngurroi të zbulonte edhe dy këngët e saj më të preferuara nga ky album, të cilat janë “Nostalgjia” dhe “Vajza e dimrit”, dy krijime që duket se kanë një vend të veçantë në zemrën e saj.
View this post on Instagram
Përtej muzikës, Tayna u ngacmua nga moderatorët edhe për jetën e saj private, specifikisht nëse po mendon të krijojë së shpejti një familje. Përgjigjja e reperes ishte mjaft e prerë dhe e sinqertë, duke treguar se për momentin fokusin e ka diku tjetër.
“Njëherë jo, nuk e mendoj. Nuk jam tip që mendoj të martohem dhe të bëj fëmijë. Ndoshta në të ardhmen, nëse Zoti e ka shkruar, por për momentin nuk jam në atë fazë të jetës”, u shpreh ajo hapur.
Me këtë deklaratë, Tayna la të kuptohet se është tërësisht e përkushtuar ndaj karrierës së saj muzikore dhe suksesit të albumit “Genesis”, duke i lënë planet familjare për një moment më të vonshëm. /Prive By Liberta Spahiu
View this post on Instagram


