Tirana po bëhet gati për dy net magjike nën ritmet e këngëve të një prej artistëve më të dashur të momentit. Yll Limani ka nisur fazën intensive të përgatitjeve dhe ndodhet në provat finale për koncertin e tij, i cili do të mbahet me datat 12 dhe 13 qershor në kryeqytet.
Ylli dhe e gjithë skuadra e tij muzikore janë vendosur në sallën e provave, ku po kurohet çdo detaj me instrumentistët për t’i dhuruar publikut një performancë të paharrueshme live. Interesi për këtë ngjarje është mjaft i lartë dhe fansat po presin me padurim të këndojnë së bashku me Yllin hitet e tij më të mëdha.
Me mbishkrimin “Tiranë, ne jemi këtu”, postimi ka marrë menjëherë vëmendjen e ndjekësve. Ndërsa një pjesë e madhe e fansave shprehin entuziazmin e tyre me komente si “Të pret Tirana me padurim”. /Prive By Liberta Spahiu
View this post on Instagram


