Mbrëmja e së mërkurës nuk solli vetëm emocione të forta në basketboll, por mblodhI bashkë edhe dy nga personazhet më të përfolura botërore.
Taylor Swift dhe Kylie Jenner shkëmbyen një moment mjaft të ëmbël pas fitores përmbysëse të New York Knicks kundër San Antonio Spurs, teksa u panë duke u përqafuar ngrohtësisht.
Ky moment u kap nga kamerat pikërisht kur tifozët e Knicks vërshuan në fushë pas përfundimit të ndeshjes së katërt të finaleve të NBA-së në “Madison Square Garden”.
Kjo arenë ka një rëndësi të veçantë për Taylor, pasi është pikërisht vendi ku ajo do të kurorëzojë martesën e saj me Travis Kelce më 3 korrik.
Në pamjet e publikuara, këngëtarja shihet duke qëndruar pas Kylie Jenner, e cila kthehet papritur dhe vëren yllin e muzikës pop.
Kylie buzëqesh e lumtur teksa Taylor e përshëndet me dorë, përpara se të nxitonin drejt një përqafimi.
Dyshja bisedoi shkurtimisht dhe më pas u ndanë.
Pavarësisht fitores dramatike të Knicks me rezultatin 107-106, vëmendja kryesore në arenë dukej se ishte e gjitha mbi Taylor Swift.
Që nga momenti i mbërritjes, të gjithë sytë dhe kamerat ishin të fokusuara tek ajo, e cila shoqërohej nga mikeshat e saj të ngushta, Alana dhe Este Haim.
Taylor ishte veshur në temë me ngjarjen, duke mbajtur një bluzë me ngjyrat blu dhe portokalli të Knicks, ku shkruhej “Stevie Knicks”.
Partneri i saj, Travis Kelce, nuk mundi të ishte i pranishëm, por Taylor sigurisht do të ketë shumë për t’i treguar pasi pa nga afër ambientin ku do të mbahet dasma e tyre.
Sa i përket anës sportive, New York Knicks tani udhëheqin serinë e finaleve me rezultatin 3-1.
Ata do të rikthehen në San Antonio këtë të shtunë për ndeshjen e pestë, ku kanë shansin e madh për t’u shpallur kampionë.
/Prive By Liberta Spahiu
@thesportsish Taylor + Kylie celebrating the Knicks win


