Çifti i njohur, këngëtarja globale Dua Lipa dhe aktori britanik Callum Turner, u martuan fillimisht në një ceremoni private civile në Londër më 31 maj 2026, në Old Marylebone Town Hall. Ishte një moment intim me vetëm pak të ftuar, ku Dua u shfaq me një kostum elegant custom Schiaparelli. Disa ditë më vonë, më 6 qershor, ata festuan madhështisht në Palermo të Sicilisë, në vilën historike Valguarnera, me miq si Elton John, Charli XCX, Donatella Versace dhe të tjerë. Një festë plot yje, me muzikë live dhe ambientet ikonike të qytetit.
Tani muaji i mjaltit ka filluar. Sipas imazheve që po qarkullojnë, çifti u pa në Matera, një nga destinacionet e para të udhëtimit të tyre romantik pas dasmës. Në fotot e publikuara, ata duken relaksuar, me veshje casual të zeza, duke shijuar rrugët e lashta të qytetit italian.
Matera njihet si një nga qytetet më të vjetra të banuara vazhdimisht në botë, me histori që shkon mbi 9000 vjet prapa. Pjesa më e famshme janë Sassi di Matera, banesat e lashta në shpella të gdhendura në shkëmb, një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Qyteti ka një atmosferë magjike, me rrugë të ngushta guri, kisha të lashta dhe pamje që të lënë pa frymë, sidomos në perëndim të diellit.
Është zgjedhur edhe për xhirime filmash si “The Passion of the Christ” i Mel Gibsonit, dhe sot tërheq çiftet që kërkojnë romancë autentike, larg turmave masive. Një vend ideal për të filluar një kapitull të ri.
Duket se Dua dhe Callum po e shijojnë këtë kohë të qetë pas festimeve intensive, duke u fokusuar te njëri-tjetri në një nga vendet më unike të Italisë së Jugut. /Prive By Liberta Spahiu
COMEÇOU! Dua Lipa e Callum Turner estão em Matera, na Itália, um dos primeiros destinos da viagem de lua de mel do casal. pic.twitter.com/dW19IkZSzA
— Dua Lipa Brasil (@dualipabrasil) June 11, 2026


