Artistja shqiptare Tayna, thjesht po shkëlqen dhe nuk po ndalet.
Ditë pas dite, ajo po korr suksese të jashtëzakonshme me projektin e saj më të ri madhor. Albumi i saj i titulluar “Genesis”, i cili u lansua i plotë më datë 8 maj, ka arritur të shndërrohet menjëherë në një prej hiteve më të mëdha të vitit, duke konfirmuar edhe një herë statusin e saj si një nga yjet më të pëlqyera të industrisë.
Që nga dita e parë e publikimit, këngët e këtij albumi janë pritur mjaft mirë nga publiku dhe po dëgjohen masivisht nga ndjekësit e saj besnikë. Siç shihet edhe nga statistikat e fundit, albumi “Genesis” ka kapur shifrën mbresëlënëse prej mbi 10.7 milionë dëgjimesh në platformën Spotify.

Ky sukses nuk ndalet me kaq. Sipas të dhënave, Tayna ka arritur të grumbullojë plot 3.9 milionë dëgjues muzikorë brenda muajit (Monthly Streamers) në Spotify, një rekord ky që tregon shtrirjen e saj të gjerë gjeografike.

Për më tepër, ajo numëron mbi 347,948 ndjekës në këtë platformë, ku qytetet me dëgjuesit më të zhurmshëm kryesohen nga Athina, Stambolli, Frankfurti, Boni dhe Shtutgarti.
Me një fillim kaq premtues dhe një mbështetje kaq të madhe nga fansat anë e mbanë botës, albumi “Genesis” pritet të mbetet gjatë në krye të klasifikimeve muzikore, duke shënuar një tjetër pikë kulmore në karrierën e suksesshme të artistes. /Prive By Liberta Spahiu



