Aktorja e njohur e Hollywood-it, Anne Hathaway, është shtatzënë për herë të tretë në moshën 43-vjeçare me bashkëshortin e saj, Adam Shulman.
Ylli i filmit “The Devil Wears Prada”, e dha lajmin përmes një videoje në Instagram. E veshur me një fustan të bardhë e të gjerë dhe nën ritmet e këngës “Baby I’m Yours” nga Barbara Lewis, ajo largoi duart nga barku duke zbuluar ndryshimin e ëmbël. “x Baby, I’m yours x”, shkroi ajo krahas postimit.
Çifti, i martuar që nga viti 2012, ka edhe dy djem: Jonathan (10 vjeç, lindur në 2016) dhe Jack (6 vjeç, lindur në 2019). Ndonëse revista “People” kërkoi një koment, përfaqësuesit e aktores nuk u përgjigjën menjëherë.
Në maj të këtij viti, në një intervistë për numrin e verës të revistës “Elle”, Hathaway — e cila së shpejti do të luajë në filmin “The Odyssey”, në rolin e Penelop— dha një përditësim të rrallë për jetën familjare:
“Jemi në një fazë shumë argëtuese ku na pëlqen të kalojmë kohë të gjithë së bashku, ndonëse e di që ndjenjat e tyre ndaj nesh mund të ndryshojnë,” tha ajo duke qeshur, duke shtuar se po e shijon në maksimum momentin, qytetin e ëndrrave dhe ecurinë e shkëlqyer në punë.
“Ndoshta tingëllon e tepërt, por po kaloj një kohë fantastike teksa çdo gjë tjetër digjet.”
Më parë, fituesja e çmimit Oscar ka deklaruar për “WSJ Magazine” në mars 2022 se nuk ndjehej plotësisht e pranishme dhe e përmbushur derisa u bë nënë.
Mëmësia e bëri atë të ishte krejtësisht e vërtetë me veten dhe t’i jepte fund çdo pasigurie apo gjëje të pakuptimtë të brendshme.
/Prive By Liberta Spahiu
View this post on Instagram


