Frosina u rikthye dje në tregun muzikor me projektin e saj më të ri, “T’fala”.
Për këtë projekt dhe për shumë të pathëna të tjera, ajo ishte e ftuar ekskluzive në Prive By Liberta Spahiu, ku pas shumë kohësh theu heshtjen duke folur hapur.
E pashmangshme gjatë bisedës ishte pyetja mbi jetën private dhe prishjen e fejesës me Vesel Kurtishajn, një zhvillim që mori vëmendje gjatë verës së kaluar.
E pyetur se si e kujton këtë periudhë, Frosina zgjodhi të përgjigjet qartë dhe pa detaje të tepërta. “Nuk jemi e para as e fundit. Na jemi njerëz, përjetojmë momente të ndryshme, emocione të ndryshme”, u shpreh ajo, duke theksuar se për të kjo histori tashmë i takon së kaluarës: “Është një kapitull i mbyllur, kështu që gjithçka e mbyllur nuk hapet më as… as për mu. Kështu që nuk kisha pas diçka tjetër me shtu për këtë pjesë”.
Gjatë intervistës u përmendën edhe zërat që qarkullojnë nëpër qytet për një tradhti të mundshme si shkak i ndarjes, nisur edhe nga teksti i këngës së re që flet për një person të tretë.
Ajo e distancoi veten nga faji, duke u shprehur me bindje për karakterin e saj.
“Kushdo që më njeh mu, po mendoj rrethi i ngushtë… e dinë mirë çfarë personi jam. Frosina rrallë herë gabon, mundem me thënë pa modesti. Nuk bëj gabime trashanike që kishin mujt me përfundu një lidhje, qoftë shoqërore, qoftë romantike”, deklaroi ajo.
Për sa i përket tolerancës dhe dhënies së shanseve të dyta pas zhgënjimeve, përgjigjja e Frosinës ishte e prerë dhe nuk la vend për ekuivoke.
“Nuk jepen shanset e dyta kur thyhet besa”, tha ajo, duke dhënë një mesazh të qartë.
“Mendoj që njerëzit e pabesë janë njerëzit më të rrezikshëm që mujna me i pas në rreth shoqëror. Edhe thjesht nuk du me i pas afër vetes… njerëz aq të rrezikshëm që mujn me dëmtu mirëqenien time”. /Prive By Liberta Spahiu

