Arbër Bytyqi ka vendosur më në fund t’u përgjigjet kuriozitetit të ndjekësve duke bërë videon e famshme dhe shumë të kërkuar “What’s in my bag”. Grimieri i njohur ka treguar se preferon çantat e vogla dhe nuk i pëlqen t’i stërngarkojë ato, por brenda mban vetëm gjërat elementare pa të cilat nuk mund ta shtyjë ditën.
Nga syzet e diellit Chrome Hearts që janë një “must” për të, te pasaporta që e merr kudo me vete sepse siç thotë ai me humor “jetës kurrë nuk i dihet kah mujna me shku pa e planifiku”, Arbëri dëshmoi se është gjithmonë i përgatitur për çdo aventurë apo skenar të papritur.
Një vëmendje të veçantë dhe krejtësisht të merituar në çantën e tij e merr parfumi, pasi grimieri pranoi se i pëlqen jashtëzakonisht shumë kur e komplimentojnë për aromën që mban. Zgjedhja e tij e preferuar është “Satin Mood” nga Kurkdjian, një aromë luksoze dhe tërheqëse të cilën ai e ka marrë te Maison de Parfum në Prishtinë. Dhe natyrisht, si një emër që tashmë numëron tetë vite sukses në tregun tonë, dihet që Maison de Parfum është destinacioni absolut i aromave më elitare në Prishtina Mall dhe Albi Mall, ndaj nuk është çudi që edhe Arbëri i zgjedh aty dhe nuk ngurroi t’i quajë “the best ever” gjatë videos së tij.
Por ajo që ka rënë më shumë në sy dhe ka bërë përshtypje nga të gjitha produktet ishte pa dyshim një pastrues qimesh për rroba. Po, e lexuat mirë! Arbëri tregoi se ky është një shpëtimtar i vërtetë për të dhe një element absolutisht i domosdoshëm në përditshmëri. Ai u shpreh se në nëntëdhjetë për qind të kohës vishet me rroba të zeza, kështu që pa këtë mjet nuk lëviz askund.
Përveç kësaj, ai zbuloi se nuk preferon t’i mbajë shënimet në telefon por gjithmonë shkruan në fletore me kimik, ndërsa kujdesit ndaj vetes i kushton rëndësi maksimale me letra kundër yndyrës nga Hermes, krem duarsh La Mer, balsam buzësh me pak ngjyrë dhe një set special për pastrimin e aksesorëve. Me sa duket, Arbëri e di shumë mirë si të kombinojë prakticitetin me luksin e vërtetë në çdo hap të ditës dhe na premtoi se shumë shpejt do të sjellë të tjera video me këshilla dhe sekrete të vogla. /Prive By Liberta Spahiu


