Një super-shfaqje historike po bëhet gati për finalen e madhe të Kupës së Botës, e cila do të mbahet më 19 korrik.
Ndonëse ende nuk dihet se cilat nga shtetet do të ndeshen mes vete për trofeun e madh, pasi gara po bëhet gjithnjë e më e fortë, emrat e atyre që do të performojnë atë natë tashmë janë konfirmuar zyrtarisht.
Tre nga emrat më të mëdhenj të muzikës botërore – ikona e popit Madonna, Shakira, dhe Justin Bieber – do të bashkojnë forcat për të ndezur skenën e “World Cup Final Halftime Show” në atë që po cilësohet që tani si një nga netët më madhështore të vitit.
Kjo performancë pritet të thyejë çdo rekord shikueshmërie, duke sjellë një gërshetim brezash dhe stilesh muzikore që rrallëherë është parë në një event të këtyre përmasave.
Edhe pse detajet rreth listës së këngëve po mbahen rreptësisht sekrete nga organizatorët, flitet se artistët po përgatisin një kolazh me hitet e tyre më të mëdha, të shoqëruara nga një produksion gjigant vizual dhe koreografi që do të mbeten gjatë në mendje.
Ky bashkim titanësh premton ta kthejë finalen e 19 korrikut në një ngjarje të jashtëzakonshme jo vetëm për tifozët e futbollit, por për të gjithë botën e artit.
Ndërkohë që e gjithë vëmendja është te përzgjedhja e dy skuadrave finaliste, kureshtja për të parë këtë treshe fantastike së bashku në skenë po arrin kulmin. Numërimi mbrapsht për natën e madhe ka filluar! /Prive By Liberta Spahiu
@mtvuk Justin Bieber will perform at the FIFA World Cup Final alongside co-headliners Shakira, BTS, and Madonna ❤️ #MTVCeleb #JustinBieber #WorldCup ♬ original sound – Dj Neel


