Pas suksesit të remake-ut të këngës “DJ” nga Rezarta Shkurta? Gimbo vazhdon të jetë një nga emrat më të kërkuar, duke qenë tejet aktiv me performanca të njëpasnjëshme nëpër klube nate. Megjithatë, mes kësaj agjende super të ngjeshur, ai po arrin të gjejë pak kohë edhe për pushime të shkurtra për t’u relaksuar me personin e zemrës, Selin.
E sikur të mos mjaftonte kjo dinamikë, duket se në mes të të gjitha këtyre zhvillimeve, një befasi e madhe po vjen edhe me Adelina Ismailin, siç konfirmojnë burime të Prive By LS. Një foto e publikuar së fundmi krah divës e ka konfirmuar indirekt një bashkëpunim të shumëpritur mes DJ Gimbo dhe Adelina Ismailit, duke i ngritur pritshmëritë në maksimum.
Ndërkohë, në anën tjetër, koha e gjatë pa e parë në publik me Gjestin ka nxitur jo pak spekulime te fansat e dyshes. Por, nuk ka vend për panik, pasi ata do të jenë sërish bashkë me data të përbashkëta për të ndezur sezonin duke nisur performancat në Sarandë dhe Ksamil. Prive By Liberta Spahiu mëson se Gjesti këtë verë do të ndjekë strategjinë “pak e saktë”, pra nuk do të jetë prezent në shumë vende gjatë këtij sezoni veror. Në fund të ditës, djemtë vazhdojnë të jenë po aq miq dhe bashkëpunëtorë të ngushtë, thjesht tani kanë rutina më të ndryshme nga koha kur ishin absolutisht të pandarë.


