Së fundmi, në media kanë qarkulluar lajme që aludojnë për përfshirjen e këngëtares Xhensila Myrtezaj në një skemë të dyshuar të pastrimit të parave. Sipas këtyre pretendimeve, në mars të vitit 2026 dyshohet se të ardhura nga aktivitete të paligjshme janë riinvestuar përmes blerjes së një qendre dermoestetike në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë, konkretisht subjektit “Silabel”, klinikë kjo e lidhur me këngëtaren, për të vijuar më pas aktivitetin me një emërtim tjetër.
Pas qarkullimit të këtyre lajmeve, Xhensila ka reaguar ashpër përmes një deklarate publike në llogarinë e saj në Instagram. Ajo ka hedhur poshtë kategorikisht akuzat, duke u shprehur se portalet dhe faqet që kanë shpërndarë këto lajme të pavërteta me emrin e saj, thjesht kanë keqinformuar opinionin publik.
Në deklaratën e saj, këngëtarja ka sqaruar qartë pozicionin e saj në raport me institucionet e drejtësisë.
“Sqaroj qartë se nuk jam subjekt i asnjë hetimi nga SPAK,” shkruan ajo, duke theksuar se çdo pretendim i kundërt është tërësisht i rremë, i pabazuar dhe i cenon rëndë figurën, dinjitetin dhe reputacionin.
Në mbyllje të reagimit, këngëtarja u ka bërë thirrje të gjitha mediave që të verifikojnë faktet përpara se të publikojnë lajme të tilla.
Ajo ka paralajmëruar prerë se për çdo shpifje që vazhdon të shpifë dhe të publikojë informacione të pavërteta që dëmtojnë imazhin e saj, do të përballet me drejtësinë dhe do të ndiqet në të gjitha rrugët ligjore.
/Prive By Liberta Spahiu



