Mbrëmja e djeshme ka qenë e mbushur me emocione dhe festë për fituesen e BBVA 5, Selin Bollati.
Ajo ka qenë e pranishme në festën e ditëlindjes së kunatës së saj, Greta, e cila ka kremtuar 25-vjetorin e saj në një ambient përrallor të rrethuar nga drita dhe atmosfere festive.
Përtej shkëlqimit të ditëlindjes, vëmendjen kryesore e ka marrë një detaj mjaft i veçantë familjar.
Për herë të parë në publik, Selin është shfaqur krah babait të saj, Tonyt. Në pamjet e bëra publike, ata shihen duke kërcyer dhe duke shijuar momente të ngrohta së bashku.
Kujtojmë që Tony nuk mundi ta vizitonte Selinin gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, gjë që shtyu fituesen të udhëtonte drejt tij menjëherë pas përfundimit të rrugëtimit të saj televiziv. Kjo dalje e tyre e përbashkët hedh poshtë edhe një herë thashethemet e përhapura gjatë spektaklit, ku ish-banori Rogert hodhi pretendime se arsyeja e mungesës së të atit ishte sepse ai ndodhej në burg.
Në këtë festë madhështore nuk kanë munguar as personazhet e njohur. Përveç rrethit të ngushtë familjar, të pranishëm ishin edhe shumë miq të afërt dhe ish-banorë të BBVA 5, si Shëndrit Lumi, Xhodi Skura, Kejsi e të tjerë, duke e kthyer mbrëmjen në një mini-ribashkim të suksesshëm.
Mungesa e Gimbo-s Ndonëse ishte një natë e rëndësishme për familjen, partneri i Selinit dhe ish-banori i BBVA 5, Gimbo, nuk arriti dot të ishte i pranishëm. Mungesa e tij erdhi për shkak të angazhimeve të shumta profesionale, pasi ai ndodhej në Ksamil për një koncert, ku performoi si DJ krah artistit të njohur Gjest.


