Sonte, Kushtrim Kelani ishte i ftuar në rubrikën “25 pyetje” të Prive By Liberta Spahiu dhe erdhi në një format krejtësisht ndryshe e tejet origjinal, i veshur nga koka te këmbët me uniformën e punëtorit të kompanisë “Pastrimi”. Por përtej pamjes që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, ajo që vërtet ndezi rrjetin ishte rrëfimi i tij rreth krisjes së miqësisë me finalisten e BBVK 4, Elionën.
Të gjithë e mbajmë mend se dyshja kishin një shoqëri shumë të mirë dhe tejet të ngushtë brenda shtëpisë, e cila fatkeqësisht duket se nuk i mbijetoi botës jashtë dhe u ftoh papritur. Duke u ngacmuar nga gazetari se ku mbeti ai raport aq i pastër mes tyre, Kushtrimi nuk i bëri bisht situatës, duke ndarë anën e tij të medaljes dhe duke theksuar se ai vetë nuk ka pasur asnjë inat apo mllef drejt saj.
“Prej anës time nuk ka pasur asnjëherë asnjë farë pakënaqësie. Këtë munden me e ditë edhe njerëzit, po edhe vetë Eliona,” u shpreh Kushtrimi.
“Veç kur ma kanë çu një screenshot që më ka hequr, edhe unë s’kam marrë asnjë arsye pse ka ndodhur,” tregoi ai, duke lënë të kuptohet se gjithçka ishte tërësisht e njëanshme dhe pa një shpjegim nga pala tjetër.
Intervistën e plotë mund ta ndiqni në videon e mëposhtme. /Prive By Liberta Spahiu


