Një lëvizje e papritur në rrjetet sociale ka ndezur thashethemet për një krisje të mundshme mes dy yjeve të estradës, Xhensila Myrtezajt dhe Ledri Vulës.
Dy artistët kanë hequr njëri-tjetrin nga lista e ndjekësve në Instagram (unfollow), një veprim ky që sinjalizon se marrëdhënia mes tyre mund të ketë ndryshuar.
Sigurisht, ky detaj nuk kishte se si t’i shpëtonte syrit të mprehtë të Prive By Liberta Spahiu.
Burime të sigurta për Prive By LS bëjnë me dije prej kohësh se raporti mes dyshes nuk ka qenë më si më parë dhe se tensionet apo ftohja mes tyre ka nisur më parë, ndonëse vetëm tani u bë publike përmes rrjeteve sociale.
Ajo që e bën edhe më interesante këtë situatë është koha kur ka ndodhur ky “unfollow”.
Ky veprim erdhi fiks një ditë pas ditëlindjes së 40-të të Ledrit. Ndërsa ndjekësit po prisnin me kuriozitet një urim publik nga Xhensila, ai jo vetëm që nuk erdhi, por u pasua menjëherë nga kjo lëvizje drastike menjëherë pas ditëlindjes.
Kujtojmë se Ledri dhe Xhensila kanë qenë në qendër të vëmendjes prej rreth një viti për shkak të afrimitetit të tyre. Ndonëse në rrjet kanë qarkulluar shpesh pamje dhe video ku ata shiheshin bashkë, afrimiteti mes tyre nuk u pranua asnjëherë publikisht nga asnjëri prej artistëve. /Prive By Liberta Spahiu



