Gazetari i njohur dhe njëkohësisht ish-banori i Big Brother VIP Albania 5, Shëndrit Lumi, po rikthehet zyrtarisht në ekranin televiziv.
Pas rreth një viti pauzë larg vëmendjes së kamerave, ky projekt i ri shënon rikthimin e tij të shumëpritur para audiencës.
Por, Shëndriti nuk do të jetë i vetëm në këtë rrugëtim të ri, pasi krah tij në prezantim do të jetë moderatorja Saranda Bujupi Rama, në Kanal 10.
Të dy së bashku do të udhëheqin emisionin më të ri të sezonit, “Prime verë”, një format që pritet të sjellë freski, argëtim dhe mjaft dinamikë në shtëpitë e shikuesve.
Kjo dyshe tejet interesante premton një kimi të shkëlqyer televizive, duke bërë bashkë energjinë e dëshmuar të Shëndritit dhe përvojën e Sarandës në këtë ekran.
Për të gjithë ata që po presin me padurim t’i shohin së bashku, emisioni starton nga data 20 korrik, Shëndritin dhe Sarandën do të mund t’i ndiqni çdo mbrëmje në ora 20:15, në Kanal 10, për të kaluar netët e nxehta të verës me biseda të këndshme dhe mjaft surpriza.
/Prive By Liberta Spahiu
View this post on Instagram


