Aktorja e njohur turke, Yasemin Yazıcı, është parë së fundmi në Stamboll në shoqërinë e babait të saj.
E ngacmuar nga gazetarët, ajo ka thyer heshtjen duke folur për herë të parë publikisht rreth lidhjes së saj me aktorin e famshëm, Onur Tuna.
View this post on Instagram
E pyetur nëse çifti po planifikon ta kurorëzojë dashurinë me martesë, Yasemin u përgjigj shkurtimisht: “Kısmet” (Fati / Si ta ketë shkruar Zoti), duke lënë të kuptohet se ia lënë kohës këtë hap të rëndësishëm.
Aktorja gjithashtu sqaroi se si ajo, ashtu edhe Onur Tuna, preferojnë ta ruajnë privatësinë e tyre me mjaft kujdes. Ajo theksoi se vendimi për të mos publikuar çdo detaj në rrjetet sociale është zgjedhje e tyre për ta jetuar këtë dashuri larg syrit të publikut dhe vëmendjes mediatike.
Përveç jetës private, Yasemin Yazıcı foli shkurtimisht edhe për karrierën e saj profesionale. Ajo zbuloi se është në bisedime për disa projekte të reja televizive për sezonin e ardhshëm dhe se detajet do të bëhen të ditura shumë shpejt për publikun.
/Prive By Liberta Spahiu
View this post on Instagram


