Bes Kallaku ka marrë rrugën drejt Arabisë Saudite për ta mbështetur nga afër mikun e tij, boksierin shqiptar Kristian Prenga, në një prej mbrëmjeve më të rëndësishme të karrierës së tij.
Aktori ka publikuar në Instagram një fotografi përkrah Prengës, pak para përballjes, duke shkruar: “Gatiiiiiii”, shoqëruar me një zemër të bardhë dhe emoji lutjeje.
Kallaku ka ndarë gjithashtu pamje nga Jeddah, ku shihet së bashku me ekipin e boksierit dhe miqtë që kanë udhëtuar për t’i qëndruar pranë shqiptarit në këtë sfidë të madhe.
Kristian Prenga përballet sonte me ish-kampionin e botës në peshat e rënda, Anthony Joshua, në eventin “The Comeback”, që zhvillohet në Jeddah Superdome. Boksieri shqiptar hyn në ring me bilancin prej 20 fitoresh, të gjitha me nokaut, dhe vetëm një humbje në karrierën profesioniste.
Prania e Bes Kallakut në Arabinë Saudite tregon mbështetjen dhe miqësinë mes tyre, ndërsa aktori duket se do ta ndjekë nga afër përballjen e shumëpritur të Prengës me një prej emrave më të njohur të boksit botëror. /Prive By Liberta Spahiu



