Prezantuesja e njohur Elita Rudi dhe reperi Gjiko festojnë një moment të veçantë në historinë e tyre të dashurisë.
Çifti simpatik po shënon 10-vjetorin e lidhjes së tyre.
Për të festuar këtë përvjetor jubilar, Elita ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram fotografi të veçanta nga arkiva.
Përmes disa imazheve nostalgjike nga fillimet e lidhjes në vitin 2016 e deri më sot, ajo pasqyroi rrugëtimin e tyre ndër vite, duke nisur nga puthja e tyre e parë e deri te krijimi i familjes.
Në një nga fotot ajo u shpreh me nostalgji: “Nuk e dinim… por puthja jonë e parë ishte vetëm pak momente larg”.

Sot, pas një dekade së bashku, Elita dhe Gjiko janë prindër të dy fëmijëve, djalit Zëri dhe vajzës Bota. Në një kolazh fotosh që përmbyllej me një pozë familjare me fëmijët, moderatorja i dedikoi partnerit të saj fjalët e ëmbla: “10 vite më vonë… ende personi im i preferuar”.
/Prive By Liberta Spahiu



