Koncerti dyditor që do të mbahet më 5 dhe 6 gusht në Prishtina Mall po pasurohet me një tjetër emër të njohur ndërkombëtar.
Organizatorët kanë zbuluar se surpriza e radhës është reperi britanik Russ Millions, i cili do të ngjitet në skenë si artist special më 6 gusht.
Russ Millions është një nga emrat më të njohur të skenës UK drill. Karriera e tij mori hov me hitin viral “Gun Lean”, ndërsa suksesin e vazhdoi me këngët “Keisha & Becky” dhe “Body”, të dyja në bashkëpunim me Tion Wayne.
“Body” mbetet projekti i tij më i madh, pasi arriti në vendin e parë të klasifikimit britanik dhe u shndërrua në një hit ndërkombëtar, veçanërisht pas publikimit të versionit remix.
Ai i bashkohet një programi të mbushur me artistë të njohur, ku janë konfirmuar edhe Morad, GIMS, Azet, Kida, Gimbo, Il Ghost dhe Ya Nina.
Biletat tashmë mund të blihen edhe fizikisht në dy pika në Prishtinë: në Sheshin “Zahir Pajaziti” dhe në Prishtina Mall, pranë hyrjeve lindore dhe perëndimore.Dy netët e muzikës do të nisin nga ora 18:00 në ambientet e jashtme të Prishtina Mall. /Prive By Liberta Spahiu


