Aktori i njohur turk Çağatay Ulusoy po shijon ditët e ngrohta të verës në Bodrum në shoqërinë e partneres së tij, aktores Aslıhan Malbora, me të cilën është në një marrëdhënie prej afro dy vitesh.
Lidhja e tyre, e cila nisi si një miqësi në xhirimet e serialit ku bashkëpunuan, tashmë është kthyer në një histori të konsoliduar dashurie.

Sipas raportimeve të gazetarit Onur Aydın nga “Habertürk”, çifti është lokalizuar në jahtin e tyre të ankoruar në brigjet e Yalıçiftlik, ku po kalojnë momente relaksi dhe argëtimi.
Gjatë pushimeve, Ulusoy ka shfrytëzuar kohën për të peshkuar në pjesën e përparme të mjetit ujor, ndërsa më pas i është bashkuar sevdalisë së tij për sporte ujore, duke provuar aventurën me ringo në shoqërinë e disave prej miqve të tyre.
Megjithatë, ajo që ra në sy të ndjekësve këto pushime ishte fiziku i ri i Çağatay Ulusoy.
Ndryshe trupi i tij dikur mjaft i tonifikuar dhe me muskuj, pesha e tij e re dhe pamja aktuale kanë befasuar jo pak adhuruesit e aktorit.
/Prive By Liberta Spahiu