Pasi ndoqi nga afër atmosferën e festivalit “Sunny Hill” në Prishtinë, Dua Lipa ka udhëtuar menjëherë drejt Nju Jorkut.
Ylli i muzikës ka fluturuar për t’i qëndruar pranë partnerit të saj, aktorit Callum Turner, gjatë premierës së filmit të tij më të ri.
View this post on Instagram
Kjo ngjarje shënoi edhe paraqitjen e tyre të parë zyrtare si burrë e grua në një tapet të kuq. Prania e tyre tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, por ajo që po bën xhiron e rrjetit është një moment mjaft ‘intim’ mes çiftit gjatë aktivitetit.
Në rrjetet sociale është bërë virale një pamje ku Dua shihet duke e shikuar Callum-in me një vështrim të ngrohtë e “hot”, që zbulon qartë kiminë e tyre të fortë.
Video u shpërnda me shpejtësi në platformën X, ku adhuruesit shpërthyen me komente për afërminë dhe dashurinë mes dyshes.
/Prive By Liberta Spahiu
dua lipa looking at callum turner… OH I’M NOT WELL pic.twitter.com/tlJOl1T73s
— dua lipa pics (@lipapictures) August 4, 2026


