Pas më shumë se një dekade pritjeje, Rihanna mund të jetë shumë afër rikthimit të saj të madh në muzikë. Lajmin e ka konfirmuar vetë partneri i saj, reperi i njohur A$AP Rocky, gjatë një interviste në podcast-in e Jason Lee.
“Ajo është në studio tani,” deklaroi reperi, duke konfirmuar se fituesja e shumë çmimeve është duke punuar për projektin e saj më të ri. I pyetur nga moderatori nëse ai ishte arsyetimi pse publiku nuk po merrte një album të ri — duke përmendur tre fëmijët që çifti ndan së bashku dhe udhëtimet e shpeshta — A$AP Rocky e mohoi këtë, duke e siguruar publikun se “ajo po gatuan diçka”.
Me shaka, ai shtoi: “Po, e thashë! Më fal zemër, do të jem në telashe për këtë.”
Këngëtarja nga Barbadosi, emri i vërtetë i së cilës është Robyn Rihanna Fenty, nuk ka nxjerrë një album të plotë që nga viti 2016, kur lansoi albumin e saj të suksesshëm “Anti”.
Ndonëse gjatë kësaj periudhe ajo ka sjellë disa këngë teke (singles) — siç ishte soundtrack-u “Lift Me Up” për filmin ‘Black Panther: Wakanda Forever’ në vitin 2022 — fokusimi i saj kryesor ka qenë te biznesi. Përmes markave të saj të famshme si “Fenty Beauty” dhe linjës së të brendshmeve, 38-vjeçarja ka ndërtuar një perandori që ia ka çuar pasurinë në mbi një miliard dollarë sipas revistës Forbes.
Rihanna vetë pati deklaruar më herët se ndihej “shumë optimiste” për muzikën e re, duke u shprehur: “Nuk mund të nxjerr asgjë mesatare. Mbasi keni pritur tetë vjet, mund të prisni edhe pak më shumë.”
Sidoqoftë, gjatë intervistës A$AP Rocky refuzoi të jepte detaje se kur do të lansohet albumi, si dhe mohoi zërat për një bashkëpunim të mundshëm në formë të një “double album-i”. Reperi gjithashtu refuzoi të komentojë rreth pyetjeve nëse ai dhe Rihanna janë martuar në fshehtësi.
/Prive By Liberta Spahiu
View this post on Instagram


