Aktori i njohur turk Kerem Bürsin është gati të marrë rolin kryesor në një tjetër projekt të madh digjital. Bëhet fjalë për “Grand Maison Istanbul”, përshtatjen turke të dramës së suksesshme japoneze “Grand Maison Tokyo”. Seriali me 8 episode do të realizohet nga Dass Yapım dhe do të transmetohet ekskluzivisht në platformën Prime Video.
Bürsin ka nisur menjëherë përgatitjet për projektin e ri, menjëherë pas përfundimit të një fushate reklamuese. Në këtë serial, ai do të interpretojë Ateş Leventoğlu, një shef kuzhine karizmatik e mjaft të zotin, i cili përpiqet të ringrejë karrierën e tij drejt kulinarisë së lartë. Ngjarjet kryesore do të xhirohen në Urla të Izmirit, e njohur si parajsa e gastronomisë në Turqi.
Aktualisht, produksioni është ende në kërkim të aktores që do të luajë rolin e partneres së tij, Defne, ndërsa po vazhdojnë edhe bisedimet për regjisorin e projektit. Për shkak të përparësisë që i është dhënë këtij seriali, xhirimet e filmit “Outside the Line”, ku Bürsin do të luante krah Alina Boz, janë shtyrë për më vonë.
Ky bashkëpunim shënon një tjetër sukses për aktorin e famshëm pas projekteve me famë ndërkombëtare si “Güneşi Beklerken”, “Şeref Meselesi” dhe “Sen Çal Kapımı”, duke konfirmuar statusin e tij si një nga emrat më të kërkuar në platformat globale.
/Prive By Liberta Spahiu
Kerem Bürsin and Alina Boz become dream couple in “Çizginin Dışında”#KeremBürsin #AlinaBoz #ÇizgininDışında #O3Medyahttps://t.co/Su9m6x9raJ
— Al Bawaba News (@AlBawabaEnglish) May 23, 2026


