Aktori i njohur turk, Tolgahan Sayışman, është kapur nga kamerat e gazetarëve në Alaçatı, ku po shijon pushimet verore krah bashkëshortes së tij, modeles shqiptare, Almeda Abazi.
“I jap më shumë rëndësi platformave digjitale. Do të dëshiroja shumë që filmat e kinemasë të rikapnin fuqinë e tyre të mëparshme dhe kinemaja të gjallërohej sërish. Ndërsa sa i përket televizionit, prej disa vitesh jam treguar më i distancuar,” u shpreh ai.“Lodhja mentale ka bërë të vetën, pasi kam punuar për shumë vite me radhë në ekran. Doja t’i përkushtohesha më shumë punëve kreative, por mbi të gjitha doja të kisha më shumë kohë për fëmijët dhe familjen time,” përfundoi Sayışman.@gazetemagazin Tolgahan Sayışman, eşi Almeda ile Alaçatı’da görüntülendi. GazeteMagazin’in sorularını yanıtlayan Sayışman, “Televizyona biraz mesafeliyim…” dedi. #tolgahansayışman #kesfet #fyp #magazin #haber ♬ orijinal ses – Gazetemagazin


