Lionel Messi ka reaguar pas ndarjes nga jeta të babait të tij, Jorge Messi, me një mesazh tejet emocional të publikuar në Instagram.
Futbollisti argjentinas ka ndarë një postim me tri pjesë, ku përveç një fotografie me të atin, ka publikuar edhe dy imazhe me një dedikim të gjatë për të.
Në mesazhin e tij, Messi shpreh dhimbjen për humbjen dhe pamundësinë për ta besuar se babai i tij nuk është më.
Ai kujton mbështetjen e të atit gjatë gjithë karrierës, përfshirë dëshirën e tij që Messi të luante në Botërorin e fundit dhe të ishte pranë tij për ta parë në ndeshje.
Messi kujton gjithashtu fëmijërinë, momentet kur babai e shoqëronte në stërvitje dhe ndeshje, duke e përshkruar atë si “baba, mik dhe përfaqësues”.
Ai shprehet se i ati do t’i mungojë jashtëzakonisht shumë, por kujtimi dhe mësimet e tij do të mbeten gjithmonë pjesë e jetës së tij.
Messi thekson se do ta mbajë të gjallë praninë e babait përmes mënyrës se si do t’i rrisë dhe edukojë fëmijët e tij.
Në fund të mesazhit, Messi shkruan:
“Pusho në paqe dhe kujdesu për ne nga lart, ashtu siç bëje këtu. Faleminderit për gjithçka. Të dua, babi.”
Një dedikim i ndjerë që tregon lidhjen e fortë mes Messit dhe babait të tij, i cili kishte qenë pranë tij që nga hapat e parë në futboll.
/Prive By Liberta Spahiu
View this post on Instagram


