Java nga 23 deri më 29 gusht pritet të sjellë zhvillime interesante për të gjitha shenjat e horoskopit. Për disa vjen momenti për të marrë një vendim, ndërsa të tjerëve mund t’u hapet një mundësi që dukej e mbyllur.
Dashi duhet të tregojë durim. Disa plane mund të ecin më ngadalë nga sa ishte parashikuar, por kjo nuk do të thotë se kanë dështuar. Në dashuri, qetësia mund të vlejë më shumë se reagimi i menjëhershëm.
Demi hyn në një javë më emocionale. Ngarkesa e fundit mund të ndihet më shumë, ndaj pak distancë nga rutina do t’i bënte mirë. Është moment i mirë edhe për të menduar për një udhëtim apo pushim.
Binjakët duhet t’i mbajnë sytë hapur, veçanërisht në fillim të javës. Një informacion apo zhvillim mund t’i bëjë të shohin ndryshe një situatë që deri tani nuk ka qenë plotësisht e qartë.
Gaforrja duhet të flasë. Një sqarim i sinqertë me dikë të afërt mund të ndryshojë atmosferën dhe të largojë një keqkuptim që është zvarritur.
Luani duhet të rikthejë motivimin. Nëse kohët e fundit ka pasur ndjesinë se gjërat kanë ngecur, kjo javë është për të marrë sërish kontrollin dhe për të vendosur se çfarë dëshiron realisht.
Virgjëresha është ndër shenjat që mund të shohë ndryshimin më konkret. Çështje që dukeshin të komplikuara fillojnë të marrin zgjidhje, ndërsa rreth së enjtes mund të ketë vendime dhe negociata të favorshme. Edhe në punë mund të shfaqet një mundësi interesante.
Peshorja nuk duhet ta shtyjë më një çështje që e ka lënë pezull. Java favorizon vendimet dhe vendosjen e gjërave në vijë, përfshirë kujdesin më të madh ndaj vetes.
Akrepi mund ta gjejë veten mes shumë kërkesave njëkohësisht. Puna, familja dhe dashuria kërkojnë vëmendje, por këtë javë është e rëndësishme të vendosë kufij. Një barrë profesionale mund të fillojë të lehtësohet.
Shigjetari duhet të kalojë nga fjalët te veprat. Një ide që ka kohë që ekziston mund të shndërrohet më në fund në diçka konkrete. Edhe në financa apo çështje që lidhen me familjen dhe pronën mund të ketë zhvillime pozitive.
Bricjapi mund të bëhet personi tek i cili të tjerët kërkojnë këshilla. Por java ka zhvillime edhe për vetë Bricjapin: pas një fillimi disi të paqartë, rreth së enjtes mund të shfaqet një mundësi e re pune, trajnimi apo rritjeje të të ardhurave.
Ujori mund t’i rikthehet një plani që kishte ngecur. Ajo që më parë dukej e pamundur mund të ketë një rrugë tjetër zgjidhjeje. Këshilla e javës është të mos mbështetet vetëm te mendimet e të tjerëve.
Peshqit hyjnë në një periudhë emocionalisht intensive. Ndjeshmëria e tyre mund të jetë më e fortë, por bashkë me të vjen edhe aftësia për të ndikuar te njerëzit përreth. Fundi i javës mund të sjellë një moment të rëndësishëm emocional.
Në përgjithësi, java e fundit e gushtit duket se favorizon sqarimet, rikthimin e planeve të lëna përgjysmë dhe vendimet që janë shtyrë prej kohësh. /Prive By Liberta Spahiu


