Aktori i njohur turk Murat Yıldırım dhe bashkëshortja e tij, modelja dhe aktorja marokene Iman Elbani, janë bërë prindër për herë të dytë. Pas martesës së tyre në vitin 2016 dhe lindjes së vajzës së tyre të parë, Miray, në tetor të vitit 2022, çifti ka mirëpritur sot në jetë një djalë.
Përmes një postimi prekës në rrjetet sociale, çifti zbuloi se djalit të tyre i kanë vendosur emrin Kerem (Karam). Në mesazhin e saj falënderues, Elbani u shpreh: “Me hirin dhe ndihmën e Zotit, jemi bekuar me një djalë. I urojmë mirëseardhjen djalit tonë, Kerem”.
Lajmi për shtatzëninë e Iman Elbani kishte bërë xhiron e medieve turke prej kohësh, ndërsa sot bekimi me anëtarin më të ri të familjes solli gëzim të madh si te prindërit, ashtu edhe te familjarët e ndjekësit e tyre, të cilët i kanë vërshuar me urime të shumta.
/Prive By Liberta Spahiu
View this post on Instagram


