Këngëtarja e njohur Kida po kurorëzon sonte dashurinë e saj me partnerin, Ajbin.
Ngjarja madhështore po zhvillohet në një nga vilat më luksoze dhe më të njohura të Romës, ku çifti ka mbledhur rrethin e tyre privat për të festuar këtë ditë të veçantë.
Së fundmi janë publikuar edhe pamjet e para të këngëtares gjatë përgatitjeve si nuse.
Grimierja e njohur Sellma Kasumoviç ka ndarë në rrjetet sociale sekuenca nga procesi, ku zbuloi se realizoi përgatitjen e grimit nga distancë përmes një video-telefonate.
“Grim online me nusen e mrekullueshme, Kidën”, ka shkruar Sellma krahas pamjeve ku shihet ekipi i saj i pranishëm në Romë, ndërsa vetë ajo ndjek çdo detaj online.
Në foto, Kida duket rrezatuese me një model flokësh mjaft elegant me një detaj lidhëse (fjongo).
Lajmi për zhvillimin e dasmës është raportuar gjatë ditës së sotme nga Prive By Liberta Spahiu.
Mes të ftuarve VIP që kanë udhëtuar drejt kryeqytetit italian janë emra të njohur si Dafina Zeqiri me bashkëshortin e saj Kreshnikun, Yll Limani, Albert Limani, Shkurta Gashi, Ermal Fejzullahu, Mozzik e shumë të tjerë.

Për ta bërë këtë natë akoma më të veçantë dhe për të garantuar një atmosferë të zjarrtë muzikore gjatë festës, do të përkujdeset këngëtari i mirënjohur Ramadan Krasniqi – Dani. /Prive By Liberta Spahiu


