Një nga reagimet më prekëse për ndarjen nga jeta të Laurent Krasniqit ka ardhur nga Juliana Nura, në një moment krejt të veçantë të jetës së saj.
Nura, e cila është në ditët e fundit të shtatzënisë dhe duket se tashmë ndodhet në maternitet në pritje të lindjes, ka ndarë një fotografi nga spitali, duke reflektuar mbi kontrastin e fortë mes jetës dhe vdekjes.
“Dikush sot ma nuk është gjallë e dikush pret me ardhë në jetë një jetë e re. Kështu qenka jeta, as mos u gëzo shumë, as mos u hidhëro shumë… Sot me zemër jam në varrimin e Laurentit”, ka shkruar Juliana.
Në dorën e saj shihet edhe shiriti identifikues i spitalit, ndërsa mesazhi lë të kuptohet se ajo është shumë pranë momentit të lindjes.
Kështu, për Julianën kjo ditë po mbart dy emocione krejtësisht të kundërta: pritjen për ardhjen në jetë të fëmijëve të saj dhe dhimbjen për humbjen e Laurentit.
Laurent Krasniqit i jepet sot lamtumira e fundit në orën 17:00, në Llukar të Prishtinës. /Prive By Liberta Spahiu



