Pas komunikimit të saj të fundit me fansat, ku foli për një periudhë jo të lehtë personale dhe për gjëra që kanë ndikuar edhe në punën e saj, Elijona ka vendosur të tregojë edhe pak më shumë.
Këtë herë, ajo ka folur drejtpërdrejt për raportin me Klodin, duke pranuar për herë të parë se çifti po kalon një fazë të vështirë.
“Çdo lidhje i ka krisjet dhe problemet e veta. Askush nuk ka qejf me i tregu gjanat e këqija, sidomos kur bëhet fjalë për diçka kaq personale”, shkroi ajo në komunikimin me ndjekësit.
Elijona pranoi se fansat kishin kuptuar se diçka nuk ishte si më parë, duke konfirmuar më pas atë që deri tani kishte mbetur në nivel dyshimesh.
“Besoj që edhe ju e keni kuptu që diçka ka ndodh dhe po, është e vërtetë që po kalojmë një fazë pak ma të rond”, u shpreh ajo.
Megjithatë, ajo është treguar e kujdesshme që të mos drejtojë gishtin nga asnjëra palë dhe ka kërkuar të njëjtën gjë edhe nga publiku.
“Nuk du asniherë me hy në lojën se kush është viktima apo kush është fajtor, sepse në ni lidhje marrin pjesë dy persona. As Klodi ma shumë, as Eli ma shumë”, ka shkruar Elijona, duke kërkuar gjithashtu mirëkuptim edhe për Klodin.
Ajo ka pranuar se nuk e kishte të lehtë ta ndante këtë pjesë të jetës së saj dhe se po i zgjidhte me kujdes fjalët për të shmangur keqkuptimet.
Ky është prononcimi më i drejtpërdrejtë deri tani nga Elijona për raportin e tyre. Pa folur për ndarje dhe pa zbuluar se çfarë konkretisht ka ndodhur, ajo konfirmoi se marrëdhënia me Klodin po kalon një periudhë të vështirë, duke kërkuar nga ndjekësit hapësirë dhe mirëkuptim për të dy. /Prive By Liberta Spahiu


