Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Afërdita Demaku, ka ndarë një lajm shumë të gëzueshëm me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.
Vajza e saj Dona, së shpejti do të bëhet nënë për herë të parë.
Përmes një postimi të përbashkët në Instagram, Afërdita ka konfirmuar se ajo dhe bashkëshorti i saj, Besniku, do të marrin për herë të parë rolin e gjyshërve. Në foton e publikuar nga pushimet familjare, ku Dona shfaqet me barkun e rrumbullakosur pranë partnerit të saj Florianit, këngëtarja ka shprehur të gjithë emocionin për këtë kapitull të ri.
“Ndërrim epitetesh për të gjithë ne! Dona dhe Floriani, për herë të parë prindër – Nënë e Baba. Unë dhe Besniku, gjyshe e gjysh,” ka shkruar Afërdita në mbishkrimin e fotos. Ajo ka shtuar se edhe djali i saj, Jano, do të bëhet dajë për herë të parë, duke nëvizuar se pa marrë parasysh gjininë e foshnjës, ky është një bekim i madh për të gjithë familjen.
Postimi i këngëtares ka marrë menjëherë urime të shumta nga ndjekësit, miqtë dhe emra të njohur të estradës, të cilët i kanë uruar shtatzëni të mbarë Donës dhe gëzim të plotë familjes Demaku.
Urime edhe nga ne! /Prive By Liberta Spahiu
View this post on Instagram


