Xheneta, motra e Laurent Krasniqit, ka ndarë një moment shumë personal nga komunikimi që ka pasur me vëllain e saj.
Ajo ka publikuar një pjesë nga një bisedë e tyre në WhatsApp, ku mes fjalëve të zakonshme mes motër e vëlla, bie në sy një mesazh i Laurentit: “Të dua përjetë”.
Sot, kjo fjali ka marrë një tjetër peshë, vetëm pak ditë pas ndarjes së tij tragjike nga jeta.
Krahas bisedës, Xheneta ka ndarë edhe një fotografi me Laurentin, duke shkruar se ai do të jetojë përgjithmonë në zemrën e saj dhe se çdo kujtim me të do ta mbajë gjallë deri në ditën kur, siç ka shkruar ajo, “do të takohemi përsëri”.
Laurent Krasniqi ka humbur jetën më 2 shtator, ndërsa lajmi për vdekjen e tij ka prekur familjen, miqtë dhe shumë prej atyre që e kanë njohur përmes “Big Brother VIP Kosova 3” dhe rrjeteve sociale.
Në ditët pas humbjes, familjarët kanë ndarë herë pas here kujtime me të, ndërsa postimi i Xhenetës ka sjellë një prej momenteve më emocionale: një fjali e thjeshtë e Laurentit që sot mbetet si kujtim i përhershëm, “Të dua përjetë”. /Prive By Liberta Spahiu



