Këngëtari dhe ish banori i “Big Brother VIP Kosova 4”, Labinot Rexha, ka bërë të ditur përmes një postimi në Instagram se është sulmuar në Rahovec.
“Sapo jam sulmuar në Rahovec nga 3 veta”, ka shkruar Rexha, pa dhënë fillimisht më shumë hollësi rreth asaj që ka ndodhur.
Prive By LS mëson se incidenti lidhet me një kontest të kahmotshëm mes palëve.
Sipas informacioneve të siguruara, bëhet fjalë për një konflikt me fqinj lidhur me një çështje pronësore rreth një toke.
Pas incidentit, Labinot Rexha ka përfunduar në Emergjencë, ku i është nënshtruar kontrollit mjekësor. Deri në këto momente nuk ka informacione të tjera për shkallën e lëndimeve apo për zhvillime të mëtejshme lidhur me rastin. /Prive By Liberta Spahiu



