Rina Balaj tregon se ka humbur 13 kilogramë: “I humba nga ankthi, por kush e çan kokën?”
Rina Balaj ka folur hapur për një periudhë jo të lehtë personale, duke zbuluar se brenda vetëm një muaji ka humbur 13 kilogramë si pasojë e ankthit.
Këngëtarja ka reaguar përmes një videoje në TikTok ndaj komenteve që kanë qarkulluar në rrjetet sociale, ku ndryshimi i saj fizik është lidhur nga disa ndjekës me përdorimin e Ozempic.
“Po përballem me akuzat për Ozempic, sepse kam humbur 13 kilogramë nga ankthi brenda një muaji. Por unë I HUMBA 13 kilogramë, kujt i intereson?”, ka shkruar Rina në video.
Ndërsa në përshkrimin e postimit, ajo ka vijuar me dozën e saj të humorit dhe ironisë:
“Madje, po porosis një, vetëm për çdo rast.”
Por përtej ironisë, deklarata e Rinës prek edhe një temë shumë më serioze.
Humbja e dukshme në peshë shpesh komentohet vetëm nga aspekti estetik, ndërsa prapa një ndryshimi të tillë mund të qëndrojnë periudha të vështira emocionale dhe probleme me shëndetin mendor.
Ankthi mund të ndikojë ndjeshëm në përditshmërinë e një personi, përfshirë gjumin, oreksin, energjinë dhe raportin me ushqimin.
Pikërisht për këtë arsye, komentet për trupin apo peshën e dikujt mund të jenë shumë më të ndjeshme sesa duken nga jashtë.
Me reagimin e saj, Rina duket se ka dashur të kujtojë se jo çdo ndryshim fizik është rezultat i një diete, trendi apo medikamenti dhe se pas asaj që shihet në rrjete sociale mund të ekzistojë një histori krejt tjetër.
Në fund, më shumë sesa kilogramët e humbur, deklarata e saj hap një diskutim të rëndësishëm për mënyrën se si flasim për trupin e të tjerëve dhe për nevojën që shëndeti mendor të trajtohet me më shumë mirëkuptim dhe më pak gjykim. /Prive By Liberta Spahiu.
@rinabala99matter of fact im ordering one just in case


