Basketbollisti i njohur pejan, Dardan Berisha, i ka dhënë fund beqarisë duke kurorëzuar dashurinë e tij me partneren e tij, Belinda Mehana.
Çifti ka zyrtarizuar martesën e tyre sot, më 9 shtator, në vendlindjen e basketbollistit, në qytetin e Pejës.
Lajmin e bukur e kanë bërë të ditur vetë ata përmes një postimi të përbashkët në rrjetet sociale, ku kanë shpërndarë pamje nga ky moment i veçantë të shoqëruara me mbishkrimin “Mr. / Mrs. 09.09”.
Pas publikimit të fotos, reagimet dhe urimet nga miqtë, kolegët dhe ndjekësit e shumtë kanë qenë të menjëhershme.
Berisha, i cili gëzon një karrierë të gjatë e mjaft të suksesshme në basketboll, ka marrë kështu një nga hapat më të rëndësishëm jashtë basketit, duke nisur një kapitull të ri në jetën e tij personale.
Urime! /Prive By Liberta Spahiu
View this post on Instagram


