Dua Lipa dhe bashkëshorti i saj, aktori Callum Turner, u shfaqën mbrëmjen e kaluar së bashku në eventin e Bvlgari-t “Serpenti Infiniti”, të mbajtur në New York në kuadër të Javës së Modës.
Çifti tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e tyre elegante në tapetin e kuq, teksa pozuan së bashku para fotografëve.
Megjithatë, një moment i vogël gjatë paraqitjes së Duas në tapetin e kuq mori vëmendje të veçantë.
Para se këngëtarja të dilte për t’u fotografuar, një person tjetër ishte duke pozuar para saj.
Në vend që të kalonte përpara, Dua priti me durim dhe i tha:
“Do të pres, bëj ti fotot e tua, unë dal pas teje”.
Ky gjest i thjeshtë u komentua menjëherë në rrjetet sociale, ku një përdorues e përshkroi këngëtaren si:
“Gruaja që i mbështet gratë më shumë se kushdo tjetër.”
Momenti u vlerësua nga fansat, duke e kthyer një gjest të vogël mirësjelljeje në një nga momentet më të komentuar të mbrëmjes.
/Prive By Liberta Spahiu


