Xheneta Fetahu ka reaguar publikisht pas disa thashethemeve që, sipas saj, kanë qarkulluar së fundmi lidhur me gjendjen e saj shëndetësore.
Përmes një postimi në Instagram, ajo ka bërë të qartë se është mirë dhe se informacionet që janë përhapur nuk qëndrojnë.

“Jam shumë mirë, e shëndetshme dhe e lumtur. Thashethemet që po qarkullojnë për shëndetin tim janë 100% të rreme”, ka shkruar Xheneta.
Ajo është shprehur e zhgënjyer që çështje të ndjeshme si shëndeti i një personi përdoren si temë diskutimi, duke kritikuar veçanërisht përhapjen e informacioneve të pakonfirmuara.
“Është e trishtueshme që disa njerëz zgjedhin ta bëjnë shëndetin e dikujt tjetër temë bisede dhe të përhapin informacione të pavërteta”, ka vijuar ajo.
Xheneta ka kërkuar që të mos spekulohet më rreth gjendjes së saj, duke ritheksuar se gjithçka është në rregull.
“Merruni me jetën tuaj, e imja është më se në rregull”, ka shkruar ajo.
Në fund, ajo ka paralajmëruar se mund të ndërmarrë hapa ndaj personave që, sipas saj, janë duke përhapur pretendime të rreme.
“Sa për ata që po i përhapin këto gënjeshtra, do të merren masat e duhura”, ka përfunduar Xheneta. /Prive By Liberta Spahiu



