Serenay Sarıkaya dhe Mert Demir janë rikthyer sërish në qendër të vëmendjes së mediave turke, këtë herë pas raportimeve për një krizë të shkurtër në lidhjen e tyre.
Sipas kolumnistit Ufuk Özcan në Takvim, çifti ka kaluar rreth 48 orë larg njëri-tjetrit pas një debati që nuk konsiderohet si krizë serioze për të ardhmen e lidhjes.
Po sipas të njëjtit raportim, ishte Mert Demir ai që bëri hapin për pajtim me një surprizë romantike, duke bërë që tensioni mes tyre të zbehej dhe dyshja të rikthehej sërish bashkë.

Lidhja e Serenay dhe Mert ka qenë prej kohësh një prej më të komentuara në showbizz-in turk. Vetëm pak javë më parë, Serenay ishte parë në koncertin e partnerit të saj në Harbiye, ku çifti u fotografua së bashku pas performancës.
Ndërkohë, gjatë muajit gusht, aktorja kishte reaguar me buzëqeshje kur ishte pyetur nga gazetarët rreth mundësisë së martesës me Mert Demir, pa dhënë një përgjigje të drejtpërdrejtë.
Megjithatë, detajet për ndarjen 48-orëshe dhe pajtimin nuk janë konfirmuar drejtpërdrejt nga vetë çifti dhe mbeten raportim i medias turke.
/Prive By Liberta Spahiu.


