Influencerja e njohur Mërgime Aliu i ka dhënë fund periudhës së heshtjes në rrjetet sociale, duke u rikthyer pranë ndjekësve të saj me një lajm shumë të bukur familjar.
Përmes një postimi të fundit në Instagram, ajo ka treguar se familja e saj ka bërë një hap të madh duke u shpërngulur në shtëpinë e re.
Në foton e publikuar, Mërgimja shfaqet pranë bashkëshortit dhe dy fëmijëve të tyre në ambientet e reja të tyre, duke shijuar këtë arritje pas një periudhe të gjatë kërkimi.
“Pas kaq shumë vitesh, më në fund erdhi koha: jemi shpërngulur! Më në fund gjetëm një banesë që e ndjejmë vërtet si shtëpinë tonë. Po fillon një kapitull i ri për ne të katërt,” ka shkruar ajo përkrah fotos, duke shprehur mirënjohjen për këtë fillim të ri.
Rikthimi i saj është pritur me mjaft entuziazëm nga ndjekësit, të cilët e kanë vërshuar postimin me mijëra pëlqime dhe komente urimi për vatrën e tyre të re.
E gëzofshi! /Prive By Liberta Spahiu
View this post on Instagram


