Pas përfundimit të seancës në Hagë dhe shpalljes së dënimeve ndaj ish-krerëve të UÇK-së, vëmendjen e ka marrë edhe momenti i largimit të familjarëve nga ambientet e Gjykatës Speciale.
Endrit Thaçi, djali i Hashim Thaçit, dhe Klestor Veseli, djali i Kadri Veselit, janë parë duke u larguar nga gjykata pa dhënë deklarata për mediat e pranishme. Pamjet e momentit janë publikuar nga Top Channel.
Gjykata e dënoi të mërkurën Hashim Thaçin me 25 vjet burg, pasi e shpalli fajtor për katër pika të krimeve të luftës. Vendimi është i shkallës së parë dhe mund të apelohet.
Kadri Veseli, ndërkaq, u dënua me 18 vjet burg, ndërsa vendimet ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së u shqiptuan më 16 shtator në Hagë.
Familjarët e tyre kishin qenë të pranishëm në ditën e shpalljes së aktgjykimit, por pas përfundimit të seancës zgjodhën të mos komentojnë para gazetarëve. /Prive Bruto


