Leonora Jakupi ka reaguar pas shpalljes së aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit në Hagë.
Këngëtarja publikoi një fotografi të katër ish-krerëve të UÇK-së, shoqëruar me emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa reagimin e nisi me fjalët: **“Sot u vra liria jonë!”**
“Jo në emrin tim, jo në emrin e popullit të Kosovës”, shkroi Jakupi, duke e kundërshtuar fuqishëm vendimin dhe duke shtuar se, sipas saj, ai ishte dhënë “në emrin e Serbisë dhe Gjykatës së poshtër të Hagës”.
Reagimi i saj vjen pasi më 16 shtator Gjykata Speciale shpalli aktgjykimin e shkallës së parë ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.
Thaçi u dënua me 25 vjet burg, ndërsa të katërtit u shpallën fajtorë për katër akuza për krime lufte; vendimet mund të apelohen. /Prive By Liberta Spahiu.
View this post on Instagram


